Shtigje malore

Shtegu malor F. Staro Selo – Shtëpia malore Luboten – maja Luboten

Një shteg tërësisht i shënuar që fillon nga tabela informues e vendosur në F. Staro Sello. Një shteg atraktiv me një vështirësi mesatare të cilën duke e kaluar, sidomos në pjesën nën majë, hapet një peizazh i përkryer drejt pjesës perëndimore të Malit të Sharrit me Liqenin Livadiçko, Pollog, Shkup dhe pjesa e Kosovës nga Ferizaj deri në Shtërpce.

 

Shtegu malor Shtëpia malore Luboten – Kozja stena – Liqeni Livadiçko

Një shteg tërësisht i shënuar. Mund të thuhet si shtegu më emocionues sepse kalon në tre zona të relievit malor. Shteg me vështirësi mesatare i cili duke u nisur nga shtëpia kalon nëpër pjesën shkëmbore më të madhe në Maqedoni e cila gjendet nën majën Luboten dhe pavarësisht shkëmbit karakteristik Kozja Stena prej këtu shkon drejt e tek vetë kreshta e malit të Sharrit, i cili lëshohet në të katërtin për nga madhësia prej njëzet e pesë liqene të Sharrit dhe ai është Liqeni Livadiçko.

 

Shtegu malor f. Bellovishte – Ujëvara Bellojshki.

Një shteg tërësisht i shënuar që fillon me tabelën informuese në F. Bellovishte. Një shteg i lehtë malor me një fund emocionues. Në fund të shtegut arrihet tek një shkëmb që në të cilin duhet të zbresim me kujdes dhe prej atje tërësisht shohin Ujëvarën e madhe Bellojshki. Periudhë e rekomanduar për shëtitje është Prilli dhe Maji kur vegjetacioni nuk është kaq i dendur dhe kur ujëvara është më e bollshme me ujë.

 

Shtegu malor Livadica

Shteg malor që s’është i shënuar. Fillon nga pika për piknik Petacko Vodiçe mbi f. Bellovishte. Nga vendi i parkimit i kësaj pike pikniku ndahet një rrugë e vjetër e paasfaltuar që nëpër pyll shkon në shpatin jugor të kreshtës nga Livadiça e zbret drejt Pollogut. Kur do dilet nga pylli, kalohet nëpër baxhot e mëparshme të kullotave dhe dilet tek kreshta e livadheve ku s’është pjerrët dhe çon deri në vetë majën. Maja s’është aspak e pjerrët dhe prej atje hapet një pamje e bukur e qendrës së skiimit Brezovicë. Nëse nga maja filloni të zbrisni pak nga pak në drejtim të majës Luboten, do hapet para jush një peizazh shumë i bukur i Liqenit Livadiçko.

 

Shtegu malor f. Jelloshnik – Vërv Dobroshki – liqeni Dobroshki –ezerski vërv.

Një shteg i pa shënuar, gjysmë i vështirë. Deri në fshatin Jelloshnik arrihet nëpërmjet rrugës së asfaltuar. Prej këtu pas një orë e tridhet minuta ecje nëpër rrugë të paasfaltuar arrihet tek e ashtuquajtura Baxhoja e Jelloshnikut nga ku nëpërmjet kreshtës arrihet në vërvin Dobroshki. Prej këtu hapet një peizazh i mrekullueshëm i pjesës së parë të Malit të Sharrit nga Luboteni nëpërmjet Piribreg, maja e Liqenit, Çaushica dhe Bistrica deri në Cërn Vërv. Nga maja shtegu lëshohet deri në Liqenin Bobroshko i sipërm i cili është më i vogël por më i pasur me ujë për dallim nga liqeni i poshtëm dhe prej këtu për 30 minuta arrihet në majën e Liqenit që është një kompleks shkëmbor i rrethuar nga gurë silikatë, blloqe nga ku hapet një peizazh i mrekullueshëm në Piribreg dhe të ashtuquajturën Ana e Keqe e Kosovës me të mrekullueshmin Liqenin Jazhinaçko dhe Çaushica.

 

Shtegu malor Tri Vode

Shteg i shënuar që fillon me tabelën informuese të vendosur në fshatin Tearce që nëpërmjet fshatit Brezno çon në pikën për piknik Tri Vode nga ku kthehet në fshatin Leshok. Bëhet fjalë për një shteg malor të lehtë. Vendi i piknikut është një qendër e mirë kampingu dhe një pikënisje e përkryer për shumë destinacione Bistricë, Maja e Liqenit, Çaushica, Cërn Vërv, Kuçbaba.

 

Shteg malor f. Leshok – Kalaja e Tetovës (Tetovsko Kale)

Shteg malor i shënuar që kalon nëpër shumë fshatra të Sharrit. Fillon nga tabela informuese e vendosur tek Kompleksi i manastirit në fshatin Leshok. Karakteristike për këtë shteg është ajo se mund të kalohet si shteg traking sidomos në atë periudhë të vitit ku për fundjavë nëpër fshatrat ku kalon mund të shihen dhe zakonet e vjeljeve, përgatitjes dhe shijimit të verës dhe rakisë së shtëpisë. Shtegu përfundon në Kalanë e njohur të Tetovës që daton nga viti 1820.

 

Shteg malor Bistrica

Shteg malor i pashënuar që kalon në luginën lumore të tretë nga madhësia në Malin e Sharrit, gjatë rrjedhës së lumit Bistrica. Fillon me vendin e piknikut Tri Vode. Ky shteg shumë, shumë i bukur kalon në kanjonin e Bistricës së Tearcës ndërmjet Çaushicas dhe Suva Dupka dhe në fund përfundon në Cërn Vërv. Shtegu në pjesën e parë kalon nëpër rripin pyjor që nëpërmjet një pjesë shkëmbore del në terrene livadhesh. Kështu arrihet në vetë burimin e lumit Bistrica nga ku u ngjitët në pjesën e ashpër të malit të Sharrit. Prej këtu mund të ngjiteni në Çaushica, Cërn Vërv, dhe Bistricë.

 

Shteg malor Brezjanske kulle

Shteg malor i shënuar që fillon nga fshati Varvara. Në afërsi të kompleksit të kishës Shën Petka, ka një tabelë informuese në të cilën janë shënuar shtigjet malore që fillojnë nga ky fshat. Pjesa e parë e shtegut deri në Brezjanke kulle mund të kalohet nga dy shtigje, zgjidhja është juaja. Pjesa tjetër e shtegut është në terren livadhi që përfundon me një ngjitje të shkurtër në Brezjanske kulle. Nga kjo majë jo kaq e lartë hapet një pamje e luginës së Leshokut dhe luginës së Pollogut nga njëra anë dhe nga ana tjetër rrjedha e mesme e lumit Bistricë me shpatin e Çaushiçkit, Ezerski Vërv dhe Dobroshki vërv.

 

Shtegu malor Kalaja e Tetovës –Dupnat Kamen

Shteg malor i pa shënuar me vështirësi mesatare dhe përfundim atraktiv. Fillon nga tabela informuese në Kalanë e Tetovës, kalon nëpër rripin pyjor mbi Tetovë dhe përfundon në shkëmbin e madh, i cili në mes ka një vrimë të madhe – Dupnat Kamen. Nga maja e vetë shkëmbit hapet një pamje shumë e bukur në pjesën e mesme të Malit të Sharrit deri në Cërn Vërv, Kobilica, Vrtop deri në Karanikolla dhe fshatrat malor Vejce, Brodec, Veshalla.

 

Shtegu malor Cërn Vërv

Shteg malor që fillon nga fshati Vejce. Nuk është i shënuar. Bën pjesë në ture gjysmë-të vështira. Në fillim, menjëherë nga fshati, fillon pjerrtësia që jep një ndjenjë se ngjitja do jetë e vështirë, por prapë pas një kohe të shkurtër ngjiten disa metra pas së cilës fillon lëvizja nëpër terren të klisurës dhe livadhesh. Pas 4-4.30 orë ecje arrihet në Cërn Vërv, maja më e largët nga ku Mali i Sharrit e ndërpret drejtimin e lëvizjes, nga verilindja në jugperëndim.

 

Shtegu malor f. Brodec - Kobilicë

Shteg malor i pa shënuar gjysmë i vështirë me fillim në fshatin Brodec. Pjesa e parë e shtegut kalon nëpër pyll të dendur ahu, pjesa e dytë nëpër livadhe të buta nën majë ndërsa pjesa e tretë e shtegut është më e vështirë dhe kalohet nëpër pjerrtësi të mëdha deri në majën Kobilica. Atraktiviteti i kësaj maje e bën dominimin, vështirësia e saj si dhe peizazhi nga vetë maja. Kur jeni në Majë të Kobilica ju jeni në mes të Malit të Sharrit dhe jo shumë lart, por prapë lart. Kur do vendoseni në pozicionin verilindje-jugperëndim nga njëra anë është Cërn Vërv dhe Çaushica dhe nga ana tjetër Titov Vërv dhe shkëmbi Leshniçki. Kur do vendoseni në pozicion juglindje –veriperëndim shikoni dy prej qyteteve më të mëdha nën Malin e Sharrit, Tetovën dhe Prizrenin.

 

Shtegu malor f. Brodec –Vrtop- f. Veshalla

Shteg malor i pashënuar që kalon në pjesë me shpate të mesme të Sharrit. Fillon nga fshati Brodec ku pjesa e parë e shtegut kalohet nëpër pyll të dendur ahu, e dyte nëpër livadhe të mira. Kalohet pjesa e djathtë e majës Kobilica dhe shkëmbinjtë në Treskavec nga ku arrihet në fshatin e ashtuquajtur Lubinski Ushi. Prej këtu ngjitet maja Shilixhe, zbriten disa metra dhe ngjitet maja Vrtop. Prej këtu hapet një peizazh drejt luginës së Pollogut dhe Prizrenit. Sidomos është shumë tërheqës peizazhi i luginës së Leshnikut. Shtegu vazhdon nëpër klisurën e Sharrit deri në kalimin “Sharr” ku kalon rruga e vjetër nga Tetova për në Prizren. Prej këtu rruga zbret deri në fshatin Veshalla.

 

Shtegu malor Popova Shapka – Jellaçki Cërn Vërv

Shteg malor i lehtë dhe i shënuar. Fillon me tabelën informuese të vendosur në qendër të Popova Shapka, kalon pranë shtëpisë së rrënuar të Jellakut dhe vazhdon nëpër pyllin me pisha deri në majën karakteristike. Ky shteg është atraktiv sepse është pranë Popova Shapka, i lehtë dhe kalon nëpër zonën me pyll halor dhe përfundon me një pjerrësi të vogël, nga të dyja anët nga pak, nuk është i sigurt. Nga vetë maja hapet një pamje drejt pjesës së mesme të Malit të Sharit deri në Dupnat Kamen, Cërn Vërv, Kobilica, Karanikolla, Shkëmbi Leshnik deri në Titov Vërv.

 

Shteg malor Popova Shapka – Leshnica e Epërme - Leshnica

Shteg i shënuar, vështirësi e mesme dhe më i larmishmi në Malin e Sharrit. Fillon nga tabela informuese e vendosur në qendër të Popova Shapka, kalon mbi shtëpinë malore Jellakdeti në baxhon Ceripashinko nga ku vazhdon deri në fshatin e Pllat dhe zbret nëpër Leshnicën e Epërme. Pamja që shihet gjatë këtij shtegu e bën atë të jetë e larmishme në Malin e Sharrit. Pas ngjitjes në fshatin Plat, pas mbetet fshati Vardishte, Jellaçki Cërn Vërv dhe Kobilica, por deri këtu duket profili i përkryer i Titov Vërv dhe Shkëmbit të Leshnicës së mesme dhe prej këtu edhe Leshnica e Epërme me ujëvarën e Leshnicës së Epërme. Me zbritjen në Leshnicën e Epërme vjen kanjoni i madh i ashtuquajtur kanjoni gornoleshnik që kalon nëpër Pllat(Leshnicka karpa e parë) dhe shkëmbi i Sredna Leshnicës dhe pas kësaj arrihet në Leshnicë.

 

shteg malor i shënuar me terren livadhor dhe pyje. Ujë ka disa herë përgjatë shtegut.

Shteg malor i shënuar me një vështirësi të mesme që fillon nga tabela informuese në qendër të Kodrës së Diellit. Shtegu është sfidë për të gjithë ata që duan të arrijnë maja. Kalon nëpër terren livadhesh në Vakuv, Kazani, kalon përreth Bakardan dhe vetë majës. Në vetë majën, në lartësi prej 2747 metra gjendet kulla e gurit, e gjatë 9.30 metra dhe e vjetër 55 vite. Nga kjo majë kur koha është e mirë, si në pëllëmbë të dorës shihet gjithë masivi i Malit të Sharrit duke filluar nga Luboteni, Piribreg, Çaushica nëpër Kobilica, Karanikolla, Kleç, Xhinibeg, dominuesi Borisllavec, Vraca deri në majë të Radikë. Por shikimi nuk ndalon këtu, prapa është Korabi, Bistra dhe Kërçin, majtas prej tyre Pelisteri dhe Sollunska Glava dhe në kushte atmosferike ideale shihet, Rilla dhe Prokletie.

 

Shteg malor Popova Shapka –Liqeni Bogovinkso

Shteg malor i shënuar me vështirësi të mesme që fillon nga tabela informuese e vendosur në qendër të Popova Shapka, shteg që kalon deri në pjesë e Vakufit, nga pak duket dhe i mërzitshëm por duke kaluar përreth Dëllinjës së madhe dhe të vogël dhe duke kaluar nga lumi Sllapska e njëjta fiton laramanin e saj, që përfundon në liqenin më të madh akullnajor në Malin e Sharrit, liqenin Bogovinjsko. Në lartësi prej 1960 m dhe një sipërfaqe prej 66.880 m2 para jush hapet pasqyra më e madhe në Malin e Sharrit e rrethuar nga dominuesi Borisllavec nga njëra anë dhe Dëllinja nga ana tjetër dhe qarku i Trapeznicës, Çelepino dhe Rudoka rreth tij.

 

Shtegu malor Leshnica –Liqeni Karanikoliq

Shteg malor i shënuar me vështirësi të mesme që fillon nga tabela informuese në Leshnicë. Shtegu në pjesën e parë kalon nëpër pyll ahu në Babaasanica dhe kalon nëpër rrjedhën e lumit Skakaliçka nga ku ngjiten për në Sheremetnicë. Gjatë kësaj ngritjeje kur do kthehemi në jug-jugperëndim shohim tre shkëmbinjtë e mrekullueshëm të Leshnikut dhe pas gjithë asaj në prapavijë maja më e lartë e malit të Sharrit, Titov Vërv. Duke kaluar pjesën ndërmjet Shermetnicës dhe krateresh dhe duke ecur drejt një lëndime të bukur poshtë nesh shfaqet Liqeni Karanikoliq. Në lartësi prej 2180 metra dhe një sipërfaqe prej 26.240 m2 para jush është liqeni i tretë nga madhësia i Malit të Sharrit, Gjoli i Madh, liqen pavarësisht se në cilën periudhë të verës do vizitohet gjithmonë gënjen me laramanin e ujit, i cili nuk është gjithmonë i njëjtë.

 

Shtegu malor Leshnica –Liqeni Skakaliçko

Shteg malor i shënuar me një vështirësi të mesme që fillon me tabelën informuese të vendosur në Leshnicë. Shtegu në pjesën e parë kalon nëpër pyll ahu në Babaasanica dhe kur njeriu do kthehet nga Leshnica atëherë më mirë i përjeton tre shkëmbinjtë e Leshnicës. Shtegu kalon përgjatë rrjedhës së lumit Skakaliçka përgjatë ujëvarës Skakaliçka, e cila nëse kalohet në periudhën e pranverës është plot me ujë. Prej këtu pas një ngjitje të vogël para nesh shfaqet një liqen i vogël që shkëlqen me butësinë e tij. Një prej liqeneve të vendosura në lartësinë më të madhe në malin e Sharrit, në një lartësi prej 2340 metra dhe në qarkun e Skakalo.

 

Shtegu malor Leshnica –Xhinibeg -Krivoshija

Shteg malor i shënuar me vështirësi të mesme që fillon me tabelën informuese në Leshnicë. Nga Leshnica duke ecur nëpër pjesët e shënuara hyjmë gjithnjë e më thellë në perëndim dhe përgjatë lumit të Penës dhe drejtohemi nga Xhibeg. Përgjatë rrugës gjithmonë do takoheni me dhi të egra. Duke ecur përgjatë rrjedhës së lumit Pena ky shteg kalon përreth shkëmbit të tretë të Leshnicës dhe shkon nga Krivoshija. Gjatë këtij kalimi nuk mbeteni indiferentë ndaj pamjes që shfaqet para jush, shkëmbi i mesën i Leshnicës i prerë ashpër dhe pas pjerrësisë së tij duket Titov Vërv. Duke zbritur, arrini në Liqenin Krivoshisko, nga ku nëpërmjet rrjedhës së lumit Krivoshisko arrini në ujëvarën Krivoshisko dhe kaloni kanjonin e madhe të këtij lumi ndërmjet shkëmbit të dytë dhe të tretë të Leshicës.

 

Shteg malor Ujëvara Krivoshiska dhe Kadi të Krivoshijas

Shteg i shkurtër, interesant dhe i larmishëm që kalon nëpër shkëmbin e dytë dhe të tretë të Leshnicës. Shteg i shënuar, fillon nga Leshnica dhe kalon përgjatë rrjedhës së lumit Krivoshiska. Duke ecur drejt ujëvarës së Krivoshiskës shkon drejt bregut të majtë të lumit të Krivoshiskës dhe ndërmjet shkëmbit të dytë dhe të tretë të Leshnicës. Pamje e mahnitshme e shkëmbinjve të pjerrët dhe të lartë, pylli i përzier i ahut dhe pishës, pamja nga Titov Vërv gjithmonë të lënë pa fjalë. Në zbritje nga ujëvara ju rekomandojmë ti vizitoni të ashtuquajturat vaskat të lumit Krivoshiska dhe përsëri të keni kujdes nëpër shkëmbinjtë rrëshqitës rreth ujëvarës së vogël. Ture të këndshëm për kënaqësi në bukuritë e Sharrit.

 

Shtegu malor Liqeni i Zi

Shteg malor i pashënuar dhe i lehtë për të cilin gjithmonë nevojitet transport me xhip. Nga fshati Negotinë vazhdon rrugë e paasfaltuar e cila të çon në kullën Mazraça dhe prej këtu nëpërmjet një lëndine poshtë vetë Borisllavec. Duke ecur dhe duke u ngjitur deri në anën e tij të majtë arrihet në liqenin e dytë të Sharrit për nga madhësia dhe i pari për nga thellësia. Me thellësi prej 11 metra dhe një sipërfaqe prej 33.520 m2 në lartësi prej 2122 m para jush gjendet liqeni i vetëm i Malit të Sharrit që s’është në formë të rrumbullakët dhe që shkëlqen me egërsinë e qarkut të tij me pjesën shkëmbore të kodrës së liqenit të zi nga ana e tij e majtë.

 

Shtegu malor Golema Vraca

Shteg malor i pa shënuar që hyn në shtigjet e vështira malore. Ngjitja në këtë majë është shumë tërheqëse, sepse ngjitet prej majave të fundit më të lartë të malit të Sharrit dhe është në anën jugore të të njëjtit. Fillon nga mbledhja e ujit e lumit Mazdraça. Pjesa e parë kalohet nëpër zonën e pyllit nga ku dilet në rrafshnajën e Vracas, është livadh dhe pjesa e fundit prej guri. Pas arritjes së majës hapet një pamje e mahnitshme në pjesën perëndimore të rrafshnajës së lartë Shutman, Fusha e Lukovës së Epërme dhe të Poshtme.

 

Shteg malor Malla Vraca

Shteg i pa shënuar malore që fillon nga rruga Ujërat e Sharrit tek mbledhja e ujit tw lumit Mazdraça. Një shteg malor tërheqës që kalon në shpatin e Vracës së madhe e vazhdon në anën e saj të djathtë, drejt Liqenit Vraçansk, deri në afërsi të Vracës së Madhe dhe të Vogël ku gjendet Liqeni Vraçanska. Prej këtu fillon pjesa më pjerrët e shtegut dhe ajo është ngjitja në Malla Vracën . Këto 350 metra me të vërtetë janë të lodhshme por fundi është emocionues dhe shkëmbor. Pamja nga maja është drejt Shutman, Fusha e Lukovës së Epërme dhe pamje nga Golema Vraca.

 

Shtegu malor Maja e Radikës

Shteg malor i pa shënuar që fillon nga ujë-mbledhja e lumit Mazdraçka në rrugën e ujërave të Sharrit. Fillon nga rrëza e Vracas dhe kalon përgjatë rrjedhës së lumit Mazdraçka. Ai është lumi e katër nga madhësia në malin e Sharrit. Shtegu shkon nga rrjedha e majtë e lumit Mazdraçka dhe kalon përmes baxhove të kësaj lugine. Në rrjedhën e sipërme, shtegu kthehet djathtas ku ngjitet deri në Liqenet e Radikës, liqene të vogla ekzistuese që gjenden nën majën e Radikës. Prej këtu për 170 metra ngjitet maja e Radiks. Nga maja drejt perëndimit gjendet Fusha e Llukovës së Epërme dhe të Poshtme dhe vendi ndërmjet tyre ku buron lumi Radika.

 

Shtegu malor f. Debreshe –Ramen Kamen (Cërn Kamen)

Shteg malor i shënuar me karakter rekreativ, shteg nga fshati Debreshe deri në Ramen Kamen paraqet një shteg kryesor, që mund të përdoret dhe për çiklizëm malor dhe vrapim malor dhe në kushtet e dimrit dhe për lëvizje me drezge(snow shoeing) si dhe për skiim malor (ski mountaineering). Gjatësia e përgjithshme është 8 kilometra me një denivelim prej 1230 metra.

Рамен Камен

 

Shtegu malor F. Jellovce e Poshtme – Ramen Kamen (Cërn Kamen)

Shteg i shënuar nga fshati Jellovcë e Poshtme deri tek Ramen Kamen , si dhe shtegu i mëparshëm paraqet një shteg shumë interesant, që ofron mundësi për një gamë të gjerë për rekreacion turistik dhe aktivitete sportive dhe në kushte vere e dimri. Gjatësia e saj është 7 kilometra dhe denivelimi është 850 metra.

Рамен Камен

 

top